Departamenti amerikan i Shtetit ka mbyllur website-in që informonte qytetarët për mundësinë e përzgjedhjes së gjinisë alternative në pasaportat amerikane.
Faqja e internetit informonte qytetarët se ata mund të zgjidhnin një nga tre opsionet e përcaktimit gjinor në pasaportat e tyre: mashkull (M), femër (F), ose një identitet të papërcaktuar apo alternative të shënuar me X. Në njoftim theksohej se për të ndryshuar përcaktimin e gjinisë, aplikantët nuk kishin nevojë të paraqisnin dokumentacion mjekësor.
Kjo lëvizje përmbys politikat e mëparshme që kishin zgjeruar në dokumentet zyrtare të drejtat e personave transgjinorë dhe jo-binarë, një term ky i përdorur kur një person nuk mendon se ai ose ajo është ekskluzivisht një grua ose burrë. Mbështetësit e Trumpit e kanë përshëndetur vendimin për të cilin thonë se i del në mbrojtje vlerave tradicionale dhe të familjes./TCH