“Vetting” në PD nga britanikët, bëhet publike skema e përzgjedhjes së kandidatëve

Partia Demokratike ende nuk  e ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ajo ka nisur nga puna për të vënë në zbatim modelin për përzgjedhjen e kandidatëve të saj nga anëtarësia sipas modelit konservator britanik.

Në deklaratën e PD thuhet se dy ekspertë britanikë do të vijnë në Tiranë, për të ndihmuar PD-në në përzgjedhjen e kandidatëve, sipas modelit konservator britanik.

Sipas PD seleksionimi i kandidatëve do të bëhet në tre faza:

Ngritjen e komisionit të seleksionimit të kandidatëve

Përcaktimin e kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë.
Procesin e seleksionimit të kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia.

Partia Demokratike është në fazën finale të përgatitjes së modelit për përzgjedhjen e kandidatëve të saj nga anëtarësia.

Për këtë qëllim, janë prej dy ditësh në Tiranë Davis Jones, Kryevlerësuesi i Komitetit të Seleksionimit të Kandidatëve të Partisë Konservatore Britanike dhe Joy Morrissey, ish kandidate konservatore për Bashkinë e Londrës.

Përfaqësuesit e lartë të Partisë Konservatore Britanike po ndihmojnë Partinë Demokratike duke ofruar përvojën e konservatorëve britanikë në procesin e përzgjedhjes se kandidatëve demokratë për zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Modeli britanik që do të zbatohet në Partinë Demokratike, i shërben Partisë Demokratike edhe si një Vetting brenda partisë, i cili jep mundësinë e zgjedhjes së kandidatëve më të përshtatshëm që do të përfaqësojnë PD në parlament dhe në pushtetin lokal”, njofton PD.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne