VIDEO/ Në arrest shtëpie, simpatizantët e Berishës ‘blindojnë’ ambientet pranë shtëpisë, ish-kryeministri i përshëndet nga dritarja me flamuj të PD

Ndërsa tashmë ndodhet nën masën e ‘arrestit të shtëpisë’, simpatizantët e Sali Berishës janë grumbulluar në rrugicën poshtë banesës së tij. Në pamjet e mëposhtme shihet momenti kur Sali Berisha del në dritare dhe i përshëndet ata me dy gishta dhe me dy flamuj të PD.

Ndërkohë mbështetësit e tij dëgjohen duke brohoritur, ndër të tjera: “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”./BW

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne