Vjosa Osmani takohet me kryeministrat e Holandës e Luksemburgut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, dhe homologun e tij nga Luksemburgu, Xavier Bettel.

Mediat kosovare bëjnë me dije se dy kryeministrat janë pritur në aeroportin e Prishtinës, nga kreu i Qeverisë Albin Kurti ku pritet që të kenë dhe një konferencë për mediat.

Kujtojmë se vizita e liderëve të Holandës dhe Luksemburgut vjen pas përplasjes mes Kosovës dhe Serbisë, lidhur me 4 komunat në Veri pas zgjedhjes së kryetarëve të rinj .

Nga ana tjetër, ndërkombëtarë kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet dhe të organizohen zgjedhje të reja në katër komunat në veri.

Tensionet nisën në fund të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut nën asistimin e policisë hynë në ndërtesat komunale, pavarësisht kundërshtimit të serbëve lokalë./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne