Vlorën e mbulon tymi i plehrave, banorët: Po sëmuremi!

Fusha e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës është kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për qytetarët.

Mesditën e sotme është rindezur sërish zjarri që çliron tym e mbush gjithë qytetin. Pavarësisht se zjarrfikësit qëndrojnë në çdo kohë në këtë zonë, temperaturat e larta dhe era e fortë ndikojnë në rindezjen e zjarrit duke lëshuar tymi kancerogjen mbi qytet e krijuar jo pak shqetësim për banorët dhe pushuesit në këtë periudhë.

Ndihemi në rrezik për shëndetin dhe kjo situatë është çdo herë“, shprehet qytetarët.

Drejtori i emergjencave civile pranë bashkisë së Vlorës, Adrian Vreshtazi, sqaroi se terren ndodhen katër makina të zjarrfikëseve por edhe ato të bashkisë së Vlorës për ta mbajtur në kontroll flakët që u kthyen në rrezik edhe për 4 banesa.

Kjo situatë që rëndon shëndetin e qytetarëve ka edhe impakt negativ për sezonin turistik. Banorët e Vlorës shohin si shpresë të vetme për situatën, vënien në funksion të Lanfillit te Sherishtës./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne