Ka nisur tubimi i opozitës përpara parlamentit, teksa pritet që të miratohet projekt-buxheti i vitit 2025 në Kuvend. Protestuesit janë mbledhur përpara Kuvendit, të pajisur me çadra, edhe pse jashtë po bie shi.
Në një moment, protestuesit kanë mbajtur një minutë heshtje për vrasjen e 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. Ashtu siç ka paralajmëruar edhe lideri i PD-së Sali Berisha, protesta mbahet kundër projekt-buxhetit 2025, që opozita e konsideron antisocial./BW