Vrasja e Gentian Bejtjas në Fushë Krujë, shefi i komisariatit zbulon detajet mbi atentatin

Shefi i komisariatit të Fushë Krujës, Kreshnik Alimadhi ka folur lidhur me atentatin ku u ekzekutua ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja.

Alimadhi nuk dha informacione lidhur me personat e shoqëruar por theksoi se po kryhen veprimet e nevojshme hetimore për kapjen e autorëve të cilët pasi u arratisën dogjën makinën e përdorur brenda së cilës u gjetën të djegura edhe 4 armët kallashnikovë të përdorura.

“Në vendngjarje rezultoi se është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi Gentjan Bejtja. Është formuar grupi hetimor që po merret me hetimet. Pas ngjarjes, në fshatin Hasan u gjend edhe automjeti i djegur që dyshohet të jetë i autorëve. Brenda automjetit janë gjetur 4 armë zjarri. Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet, nuk mund të jap detaje të tjera të hollësishme”, -tha shefi i komisariatit./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne