Vrasja e Martinit: A e hoqi Ilir Proda, emrin e djalit të mikut e ish-shefit të tij, Maksim Bejkaj?

Është në vullnetin, integritetin dhe moralin e Altin Dumanit, nëse do t’i largojë bashkëshortët Maksim e Nevila Bejkaj nga BKH e SPAK, për ndikim dhe bashkëpunim në falsifikimim e dokumentave hetimore, fshehjen e krimit dhe heqjen e emrit të djalit, nga dosja policore si pjesëmarrës në vrasje…

Gjatë hetimit për vrasjen e 14-vjecarit Martin Cani, policia e shtetit ka hequr nga raporti paraprak i konstatimit të autorëve, emrin e Kledjon Maksim Bejkajt, bashkëmoshatar, shokë dhe bashkëpunëtor me autorin e vrasjes Marjo Prelleshaj gjatë sulmit me thika.
Emri i Kledion Bejkajt, është konstatuar nga dëshmitë që ka mbledhur policia dhe e ka pëfshirë në proces-verbal si bashkëpunëtor aktiv në sulmin e paramenduar me thika, ku u vra Martin Cani dhe u plagos rëndë Luis Meçaj.

Pas heqjes së emrit të Kledjon Bejkaj, raporti i policisë iu dërgua Prokurorisë së Tiranës, vetëm me emrin Marjo Perlleshajt si vrasës; por këtë skandal e denoncoi Fiqiri Meçaj, babai i të plagosurit Luis Meçaj, madje ky deklaroi se Martinin e atë i qëlloi me thikë dhe Kledjon Bejkaj.

Fiqiri Meçaj, tha se emri i tij u hoq ngaqë është djali i zyrtarit të policisë, Maksim Bejkaj, por policia e mohoi, duke thënë se Kledjon Bejkaj, djali i hetuesit të BKH, nuk ishte fare në konflikt.

Mirëpo ai bëri publik raportin e parë zyrtar të ngjarjes, ku si pjesëmarrës në konflikt dhe  bashkëpunëtor në vrasje, ishte dhe Kledjon Bejkaj, por policia hartoi raport tjetër, duke hequr emrin e tij dhe nuk e mori as në pyetje

Informacioni i ardhur në “Pamfleti”, nga burime brenda policisë, bën me dije se ishte Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, ai që urdhëroi për heqjen e emrit të Kledjon Bejkajt nga raporti i Policisë Kriminale e Policisë Gjyqësore të Tiranës.

E bëri si nder e detyrim ndaj hetuesit të BKH-së, Maksim Bejkaj, babai i pjesëmarrësit në vrasje, sepse krye polici Ilir Proda e ka mik dhe e ka pasur shef në policinë kriminale.

Deri në 3 muajt e parë të vitit 2022, Maksim Bejkaj ka qenë shef sektori i policisë së krimit ekonomiko-financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku ka pasur vartës Ilir Prodën, kur ky ishte shef krimesh në Tiranë, Lezhë, Korçë e Elbasan, dhe i ka toleruar e fshehur shumë abuzime e lidhje me krimin.

E di gjithë struktura e policisë, që gjatë kohës te sektori i krimit ekonomiko-fianciar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, dy miqtë Maksim Bejkaj si shef e Ilir Proda si vartës, kanë bërë shumë zullume.

Ndërsa më pas, Maksim Bejkaj kaloi si hetues në BKH, pas një konkurrimi farsë me ndërhyrjen e bashkëshortes Nevila Bejkaj, që ishte dhe është sekretare ligjore në SPAK, duke u bërë të dy zyrtarë të kësaj strukture, ku burri harton dosjet hetimore, ndërsa gruaja i kontrollon e regjistron.

Por gruaja e hetuesit Maksim Bejkajt, paralelisht me detyrën në SPAK, në shkelje të ligjit për integritetin dhe betimin, punon dhe Shefe Koordinimi në Kolegjin Profesional të Tiranës, ku pronar është deputeti i PS, Laert Duraj.

Është në vullnetin, integritetin dhe moralin e Altin Dumanit, nëse do t’i largojë bashkëshortët Maksim e Nevila Bejkaj nga BKH e SPAK, për ndikim dhe bashkëpunim në falsifikimim e dokumenteve hetimore, fshehjen e krimit dhe heqjen e emrit të djalit, nga dosja policore si pjesëmarrës në vrasje./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress