Vrasja në Elbasan, dyshohet për dy autorë. Disa të shoqëruar nga policia

Biznesmeni Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Elbasan. Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolle në të gjitha akset rrugore.

Sipas informacioneve, biznesmeni është ekzekutuar në biznesin e tij, në Unazën jugore të Elbasanit dhe ka marrë dy plumba në kokë.

Ai është qëlluar ndërsa ndodhej në makinë në biznesin e tij. Viktima njihet me dy emra Edmond Hyka ose Mondi Mëhalla 43 vjeç.

Sipas burimeve dyshohet se janë dy autorë të përfshirë. E gjithë zona është e survejuar nga kamera dhe qarkullimi kur ka ndodhur krimi ka qenë shumë i lartë.

Atentati duket që ka qenë i mirë-organizuar, pasi atentatorët janë larguar pasi janë bindur që personi që ishte objektivi ka ndërruar jetë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne