Vrasje/ 1 i vdekur, 21 persona të plagosur. Çfarë ndodhi gjatë natës në kryeqytetin e Kosovës!

Ngjarje e rëndë është regjistruar në një lokal në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën dhe janë plagosur 21 të tjerë. Incidenti me armë zjarri ndodhi pak para mesnate, rreth orës 23:30 në lokalin e njohur “Bon Vivant” i cili ndodhen në rrugën “Rexhep Luci” në qendër të kryeqytetit kosovar.

Nga këto të shtëna një person ka humbur jetën në spital, ndërkohë disa të tjerë janë lënduar me armë zjarri si dhe sende të tjera.
Mediat kosovare raportojnë se viktima është rreth moshës 39-vjeçare, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se 17 persona, tre burra dhe 14 gra, kanë marrë lëndime si pasojë e thyerjes së gotave-shisheve të qelqit, ndërsa 4 persona janë plagosur me armë zjarri.
“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 04.08.2023-20:17. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra. Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku. Një i dyshuar mashkull gjendet në arrati”, thuhet në raport.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne