“Drejtësia Shqiptare, inkuizicion” Avokati letër DASH: SPAK dënoi pa prova djalin tim, Familja ime u persekutua me urdhër të Edi Ramës!

Avokati Ilir Malindi i ka drejtuar një letër të hapur Departamentit Amerikan të Sheteti ku i kërkon të ndërhyrjë pasi ai pretendon se familja e tij po persekutohet nga ajo që e quan, drejtësia e inkriminuar e “rilindjes”.

Sipas avokatit Malindi pas marrjes së pushtet në 2013, kryeministri Edi Rama ka persekutuar familjen e tij duke përdorur Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani dhe SPAK për të dënuar atë dhe djalin e tij pa asnjë provë.

Malindi thotë se i gjithë procësi ndaj 3 familjarëve të tij është i kundërligjshmë dhe ngjan me një inkuizicion pasi me asnjë fallsifikime, mashtrime dhe manipulime provash janë dënuar 3 njerëz të pafajshëm.

Në letrën që mban datën 31 korrik 2023 ku vihen në dijeni “Amnisty International” KLP dhe KLGJ, thuhet se familja e tij është përgjuar në mënyrë kret të paligjshme. Sipas tij asnjë institucion i drejtësisë nuk mori në konsideratë rekursin e cështjes duke e lënë atë prapa hekurave në kundështim me ligjin.
Letra e plotë
Për dijeni: Departamenti Amerikan i Shtetit në Uashington DC
Mbrojtja Nderkombetare (Amnistia Internacionale) me qender ne Londer
Këshillit të Lartë Gjyqësor
Këshillit të Lartë të Prokurorisë
T I R A N E
Kundershtojmë dhe me porosi te denuarit juristit Gentian Malindi
Vendimin date 27 korrik 2023 me nr. Prot. 1574/2 e një nga bashkpuntorve që e kanë kthyer drejtesine shqiptare në Inkuzicion zotit Artur Metani drejtues i Inspektoriatit te Lartet e Drejtesise i cili eshte pjese dhe allke e zinxhirit politike te organizates kriminale te “Rilindjes” ku kryeministri Edi Rama me levat e tij qe eshte Policia e Shtetit dhe SHISH per vite me rradhe na persekutuan si familje duke arestuar avokatin Ilir Malindi ne 2015 me urrdher te kryeministrit Edi Rama deri sa ariten me fallsifikime, mashtrime dhe manipulime provash te denojne tre shtetas krejtesisht te pa fajshem ku me ta eshte edhe djali im Gentian Malindi per te treguar besnikeri karshi ketij kryeministri, njeri i semure psiqikisht mbasi avokati Ilir Malindi e kishte kritikuar shpesh here per veprimet e tij te pa pergjegjeshme dhe anti kombetare qe kishte te gjitha elementet e Tradhetise se Larte. Kjo polici me urrdher personal te kryeministrit Edi Rama na klasifikoi si familje “kontigjent kriminal” si dhe na ka vene ne pergjim ilegal anti procedurial prej me shume se 10 vjetesh. Bashkangjitur provat e kesaj veprimtarie anti Kushtetuese ku shqiptaret ne me shume se 300000 shtetas jane klasifikuar per bindjet e tyre politike me dosje te hapur ashtu sic i klasifikonte Sigurimi i Shtetit.
Zotinj. Jemi kthyer ne kohen e Konte Monte Kristos te Aleksander Dumas dhe Sako e Vanceti i vitit 1920 ne Ameriken e Edgar Huverit.
Ketu me poshte ju paraqes Rekursin qe shtetasi Gentian Malindi i ka drejtuar Gjykates se Larte ne lidhje me veprimtarine kriminale te prokurorit te SPAK-ut Edvin Kondili dhe gjyqtarve qe gjykuan kete ceshtje ku nuk u perfillen totalisht te gjitha te drejtat proceduriale penale si dhe kushtetuese te te akuzuarit dhe gjykuarit i siper treguar Gentian Malindi.
As Gestapo e Hitlerit ashtu edhe KGB e Stalinit apo rusve si dhe Sigurimi i Shtetit te gjaksorit Enver Hoxha nuk kane vepruar keshtu sic po veprojne dhe vepruan ne rastin konkret SPAK-u me prokuror Edvin Kondili apo dhe Gjykata e Posacme.
Kjo tregon se Inkuzicioni i mesjetes eshte kthyer sot ne Shqiperi si nje Inkuzicion modern per te denuar shtetas te pa fajshem dhe nga ana juaj duhet te nderhyhet urrgjentisht dhe te arrestohen keta kriminel qe shfrytezojne poziten zyrtare duke denuar me ndergjegje shtetas krejtesisht te pa fajshem qe nuk kane nje mbrojtje vec Kushtetuten e Republikes se Shqiperise dhe Kodin e Procedures Penale.
Krim ne se ju vazhdoni dhe lejoni keta kriminel qe per te mbrojtur rrogat e tyre si dhe priviligje te tjera vrasin familje apo dhe femije te ketyre shtetasve krejtesisht te pa fajshem dhe pa asnje prove. Lexoni dhe do te shikoni kete veprimtari te poshter kriminale te tyre qe nje dite populli shqiptar do hakmeret dhe do ti shpier mbrapa dyerve te hekurta aty ku e kane vendin.
A V O K A T I
Ilir Malindi
Durres me 31 korrik 2023
Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne