Të paktën 40 palestinezë, përfshirë fëmijë dhe gra u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet që ushtria izraelite kreu në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës.
Sipas informacioneve të marra nga burime në fushën e shëndetësisë, ushtria izraelite bombardoi gjatë natës shtëpitë, tendat e palestinezëve të zhvendosur dhe vendet ku ishin mbledhur civilët në Gaza.
Në sulmet izraelite u vranë 40 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë. Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, ushtria izraelite bombardoi shumë shtëpi në qytetin Khan Younis të Gazës.
Trupat e të paktën 27 personave të vrarë dhe të plagosurve në Khan Younis u sollën në spitalin “Nasser” në qytet.
Ushtria izraelite bombardoi gjithashtu zonën e Abu Heddafit, në lindje të qytezës Al-Qara të Khan Younis./AA