Vriten 5 palestinezë në një sulm izraelit me dron në Bregun Perëndimor

Pesë palestinezë u vranë në një sulm izraelit me dron në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor sot herët, njoftoi agjencia shtetërore palestineze e lajmeve, WAFA. Sulmi kishte në shënjestër selinë e grupit palestinez Fatah, në kampin e refugjatëve Balata në lindje të Nablusit, tha agjencia. Pas sulmit u raportuan dëme të mëdha në zonë.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze tha më herët se shtatë persona u plagosën rëndë në sulm dhe pesë vdiqën më vonë në spital. Tensionet janë rritur në gjithë Bregun Perëndimor pasi Izraeli nisi bombardimet e ashpra në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Më shumë se 200 palestinezë që atëherë janë vrarë dhe mbi 2.700 janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite në territorin e pushtuar, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne