Avionët izraelite i vazhduan sulmet në Gaza, vriten 26 palestinezë

Të paktën 26 palestinezë u vranë në një seri sulmesh ajrore izraelite në Rripin e Gazës sot herët, thanë burime lokale. Avionët luftarakë goditën ndërtesat e banimit në Hamad, në veriperëndim të Khan Younisit në jug të Rripit të Gazës, duke vrarë 26 persona, duke përfshirë disa fëmijë dhe duke plagosur dhjetëra, tha agjencia palestineze e lajmeve Wafa, duke cituar burime lokale.

Disa njerëz u vranë dhe u plagosën gjithashtu në sulmet e reja ajrore në kampin e refugjatëve Jabalia në Gazën veriore, tha Wafa. Një sulm tjetër izraelit ka shënjestruar një shtëpi në lindje të Rafahs në jug të Rripit të Gazës, ndërsa raportohet për viktima. Që kur Izraeli filloi bombardimin e Gazës më 7 tetor, më shumë se 12.000 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë mbi 8.300 gra dhe fëmijë, dhe më shumë se 30.000 të tjerë janë plagosur, sipas shifrave të fundit.

Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar gjithashtu nga sulmet intensive ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e rrethuar. Në përmjet bllokadës, Izraeli po ashtu ka privuar Gazën nga furnizimet me karburant, energji elektrike dhe ujë dhe ka reduktuar dërgesat e ndihmave.

Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është rreth 1.200./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne