Vuçiq: Nëse nënshkruaj njohjen e Kosovës, do të merrja Çmimin Nobel për Paqe

Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nëse e nënshkruan njohjen e pavarësisë së Kosovës, atëherë do të jetë fitues i Çmimit Nobel për Paqe, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë shtypi në Beograd, Vuçiq vlerësoi deklaratat e Eliot Engel, kreut të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, i cili ka thënë se “Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk do të pranohet nëse Serbia nuk e njeh Kosovën”.

“Shpresoj që qëndrimi i administratës së re të ardhshme të SHBA-së të jetë i ndryshëm. Detyra jonë është të vazhdojmë politikën tonë”, tha Vuçiq, duke theksuar se kjo çështje, e cila është aktualizuar në Kongresin e SHBA-së, “sigurisht” që nuk është në favor të Serbisë.

Vuçiq deklaroi se ai pret që Serbia të përballet me presione të mëdha.

“Këto presione kanë ekzistuar gjithmonë. Tani e shoh sa të drejtë kisha në deklaratat e mia në lidhje me zgjedhjet e SHBA-së. Unë e njoh Joe Biden-in më mirë se Donald Trump-in”, theksoi presidenti serb.

Duke theksuar se ai do të mbrojë interesat e vendit të tij në çdo rrethanë, Vuçiq tha se garanton se do të merrte Çmimin Nobel për Paqe nëse nënshkruan marrëveshjen mbi pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq deklaroi se ata janë gjithashtu nën presion nga BE-ja për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe se Serbinë e pret një periudhë e vështirë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne