Yıldırım: Turqia kontribuon në sigurinë e Ballkanit dhe Evropës

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka thënë sot se Turqia me pozitën e saj kontribuon në sigurinë e Ballkanit dhe Bashkimit Evropian dhe se Turqia është shkak i rëndësishëm që trazirat në Lindjen e Mesme nuk kanë prekur edhe Evropën, porse vendet evropiane nuk e vlerësojnë sa duhet këtë gjë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Me pozitën që ka, Turqia siguron jo vetëm sigurinë e Ballkanit, por në njëfarë mënyrë edhe atë të Bashkimit Evropian. Shkak i rëndësishëm që Evropa nuk është prekur nga luftrat dhe trazirat dhe në Lindjen e Mesme është se Turqia ka kontrolluar këto zhvillime në rajon dhe ka parandaluar valën e refugjatëve. Megjithatë, mund të thuhet se miqtë tanë evropianë nuk e vlerësojnë këtë gjë shumë mirë”, tha Yıldırım në Forumin e Biznesit Turqi-Hungari në Ankara.

Yıldırım po ashtu e ka cilësuar si turp të Bashkimit Evropian faktin që Turqia është vendi i vetëm negociator për anëtarësim të cilit nuk i janë mundësuar lehtësime në liberalizimin e vizave.

“Turqia është vendi i vetëm i cili zhvillon negociata për anëtarësim të plotë me Bashkimin Evropian dhe nuk ka lehtësime në liberalizimin e vizave. Prandaj, unë mendoj se ky është një turp i Bashkimit Evropian, sepse Evropa zbaton liberalizim të vizave për shtete qe ende nuk kanë filluar me negociata, kurse nga ana tjetër vazhdon të shfaq çdo vështirësi të mundur për Turqinë e cila prej 40 vitesh zhvillon negociata për anëtarësim të plotë”, theksoi Yıldırım.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne