Bota

YPG/PKK përdor si “kartë politike” lirimin e pjesëtarëve të DEASH-it

Ekspertët deklarojnë se organizata terroriste YPG/PKK po përdor lirimin e të burgosurve të DAESH-it në Kampin Hol në Siri si një “kartë politike” dhe e konsiderojnë këtë si kërcënim për sigurinë rajonale dhe globale.

Në Kampin Hol në verilindje të Sirisë, që është lënë nën kontrollin e organizatës terroriste YPG/PKK, ka pjesëtarë të DEASH-it nga 50 vende dhe shumë civilë që ikin nga luftimet me familjet e tyre.

Organizata tashmë një vit në mënyrë të pakontrolluar po evakuon kampin, ku gjendja humanitare përkeqësohet vazhdimisht. Megjithatë, teksa nga njëra anë civilët të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në luftë janë lejuar të largohen nga kampi, nga ana tjetër, shumë terroristë që u zbulua se kanë pasur kontakt me DEASH-in po lirohen nga organizata.

Ndërsa numri i njerëzve që YPG/PKK ka lejuar të largohen nga kampi në një mënyrë të pakontrolluar po i afrohet shifrës 3.000, nuk dihet saktësisht se sa prej tyre janë të lidhur me DAESH-in.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), ekspertët dhanë vlerësimet e tyre mbi çështjen e Kampit Hol, të cilin YPG/PKK po e përdor si “kartë politike”.

Kërcënimi ndaj zonave të sigurta

Prof. Dr. Mesut Hakkı Caşın, ligjërues në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit Yeditepe, vuri në dukje se organizata terroriste YPG/PKK liron veçanërisht të burgosurit e DAESH-it, duke shtuar se veprimi i organizatës terroriste kërcënon sigurinë rajonale dhe globale.

Caşın tha se lirimi i të burgosurve të DEASH-it ka për qëllim të lëkundë stabilitetin dhe të sabotojë paqen në rajonet e operacioneve antiterroriste turke “Burimi i Paqes”, “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”.

Një burim tjetër i financimit për YPG/PKK-në: Trafikimi i të burgosurve

Duke nënvizuar se organizata gjithashtu përdor të burgosurit e DAESH-it në tregtinë e të burgosurve, Caşın theksoi se anëtarët e DAESH-it lirohen në këmbim të parave dhe se organizata merre burime financiare prej kësaj.

Ai theksoi se një qëllim tjetër i YPG/PKK-së është të parandalojë kthimin e refugjatëve në rajon.

“Lirimi i anëtarëve të DAESH-it do të krijojë frikë në rajon. Kështu, kthimi i njerëzve të rajonit (nën pushtimin e organizatës terroriste) në shtëpitë e tyre do të parandalohet”, shprehet Caşın.

Kampi Hol u kthye në kartë politike të YPG/PKK-së

Caşın theksoi që organizata po përpiqet të krijojë perceptimin se vetëm “njerëzit që nuk i kanë duart e përlyera me gjak” po lirohen nga Kampi Hol dhe se kjo propogandë u fillua në masë të konsiderueshme edhe nga shtypi i huaj.

Duke nënvizuar se YPG/PKK po përpiqet të forcojë pozicionin e saj si në arenën rajonale dhe atë ndërkombëtare me këto lëvizje, Caşın tha: “Organizata po përdor të burgosurit DAESH-it si një kartë politike, duke i detyruar institucionet ndërkombëtare të bashkëpunojnë me të. Synohet të jepet mesazhi se ‘Nëse nuk na ndihmoni, ne do t’i lirojmë këta të burgosur’”.

“DAESH ka kohë që përpiqet të kthehet”

Drejtori i Programit të Studimeve të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Qendrën për Studime Ekonomike dhe të Politikës së Jashtme (EDAM), Can Kasapoğlu, vuri në dukje se organizata terroriste DAESH është ende gjallë si një bazament ideologjik.

“DAESH është përpjekur të kthehet për një kohë të gjatë dhe ka fituar shumë terren”, paralajmëroi Kasapoğlu.

Duke theksuar se kërcënimi i DAESH-it nuk është zhdukur ende dhe se ka shumë militantë nën komandën e organizatës, Kasapoğlu vuri në dukje se përgjegjësia bie mbi vendet ku terroristët e liruar dhe të dyshuarit janë nënshtetas.

“Nëse vende të caktuara kanë shtetas të tyre midis terroristëve dhe të dyshuarve të liruar, ato vende nuk mund të shpëtojnë nga kjo çështje duke mos pranuar përgjegjësitë e tyre ligjore. Nëse problemi është global, zgjidhja duhet të jetë globale”, shprehet ai.

Can Kasapoğlu theksoi që duhet të përcaktohet një udhërrëfyes i ri për zgjidhjen e problemit të DEASH-it në Siri, kanalet e diplomacisë së inteligjencës duhet të riorganizohen dhe që organizata YPG/PKK duhet të largohet nga këta mekanizma.

Anëtarët e liruar të DEASH-it mund të ikin në Evropë të maskuar si refugjatë

Eksperti i Studimeve mbi Levantin pranë Qendrës së Studimeve të Lindjes së Mesme (ORSAM), Samir Alabdullah, deklaron se qëllimi i YPG/PKK-së me evakuimet në Kampin Hol është të fitojë mbështetje më të madhe financiare, politike dhe ushtarake nga “Koalicioni Ndërkombëtar Kundër DEASH-it”.

Duke theksuar se shumica e të evakuuarve kanë qenë gra dhe fëmijë civilë, Alabdullah tha se organizata, e cila është përballur me protesta të ashpra nga njerëzit e rajonit kohët e fundit, filloi një aktivitet të tillë për të përfituar fiset arabe të rajonit.

Alabdullah, tha se pjesëtarët e liruar të DEASH-it përbëjnë kërcënim serioz për rajonin e kontrolluar nga Ushtria Kombëtare Siriane e mbështetur nga Turqia, duke shtuar se kohët e fundit në këto ka pasur infiltrime dhe sulme nga DEASH-i.

Ai nënvizon se disa anëtarë të DAESH-it mund të shkojnë në Evropë “si refugjatë” pas lirimit nga kampi dhe se anëtarët e organizatës terroriste në fjalë rrezikojnë të rivendosin komunikim me “qelitë sekrete”.

Evakuimet në Kampin Hol

Në kamp, të ngritur në Hol në vitin 2017, YPG/PKK mban civilët që ikin nga përleshjet me anëtarët e organizatës terroriste DAESH në Deir ez-Zor, si dhe disa anëtarë të DAESH-it që dorëzohen dhe familjet e tyre.

Në kamp ka një mijë luftëtarë të huaj terroristë nga rreth 50 vende dhe një numër i madh i terroristëve sirianë dhe irakianë.

YPG/PKK në vitet e fundit ka evakuuar gati 3.000 njerëz, përfshirë anëtarë të DAESH-it./AA

Etiketa

OPINIONE