Zarif: Pompeo është ministër i naftës dhe jo i jashtëm

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e mërkurë duke reaguar ndaj deklaratave të Mike Pompeo sekretarit amerikan të shtetit i cili ka shpjeguar arsyet e vazhdimit të politikës së presionit maksimal kundër Iranit, ka thënë se njeriu habitet dhe nuk e di nëse Pompeo është sekretari i naftës apo sekretari i shtetit.

Në mesazhin e tij në Twitter, Muhamed Xhavad Zarif tha se edhe një pandemi nuk mund pengojë përhapjen e gënjeshtrave nga Mike Pompeo dhe shtoi: Pompeo sado që mundohet ai nuk mund të fshehë terrorizmin ekonomik, vrasjen e njerëzve të pafajshëm, luftë nxitjen dhe problemet e krijuara në procesin e përballjes me virusin korona nga Amerika. Në kohën kur organizatat ndërkombëtare dhe vendet e ndryshme të botës e konsiderojnë të nevojshme bashkëpunimin me Iranin në luftën kundër virusit korona, sekretari amerikan i shtetit ditën e mërkurë ka thënë: Presioni maksimal i Amerikës kundër Iranit do të vazhdojë. Javët e fundit pas përhapjes së virusit korona në vende të botës mes tyre në Iran, shumë organizata dhe funksionarë të vendeve si Turqia, Rusia, Pakistani dhe Kina kanë kërkuar heqjen e sanksioneve të njëanshme dhe të jashtëligjshme të Amerikës kundër Iranit. Sanksionet e njëanshme dhe mizore të Uashingtonit pengojnë futjen e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore në Iran dhe kanë krijuar probleme në përpjekjet e popullit iranian për tu përballur me virusin korona. Mirëpo autoritetet amerikane insistojnë në mos heqjen e sanksioneve kundër Iranit. Amerika megjithë kërkesën botërore për heqjen e sanksioneve ditë me parë ka vendosur sanksione ndaj disa personaliteteve dhe kompanive iraniane./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne