Zbardhen detajet nga plagosja në Fier, polici qëlloi me armë zjarri një 26-vjeçar

Zbardhen detajet nga ngjarja në Fier, ku ka mbetur i plagosur një 26-vjeçar.

Sipas informacioneve të siguruara thuhet se një efektiv policie për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në këmbë të riun duke e lënë të plagosur. Ky i fundit është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë rrethrrotullimit të Bashkisë Fier, ku po zhvillohej një aktivitet muzikor, ku policia kishte bllokuar rrugën për të mos lejuar kalimin e automjeteve. Sipas informacioneve dyshohet se personi që ka mbetur i plagosur është konfliktuar me efektivin pasi ka kërkuar që të kalojë rrugën. Dyshohet se ka agravuar situata dhe ka përfunduar në shkrepjen e armës.

Policia ka nisur hetimet dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se çdo veprim po kryhet nga AMP nën drejtim të prokurorit, për të shmangur konfliktin e interesit./bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne