Zbardhet dëshmia e djalit që vrau babanë: I thashë çohu dhe e qëllova katër herë me pistoletë

Është zbardhur dëshmia e djalit të madh të familjes Meta, Hyseni, i cili vrau babanë e tij në bashkëpunim me motrën dhe vëllanë. Ai ka treguar se plani u bë që në mëngjes bashkë me motrën dhe në drekë u krye vrasja. Sipas tij, gjithçka ndodhi pasi babai ishte bërë i padurueshëm në familje dhe ishte e pamundur ta kundërshtoje.

“E fundit ishte vendimi për të fejuar motrën me një person që nuk e kishim idenë se kush ishte në kundërshtim me dëshirën e saj”, ka treguar ai.

Më tej ai ka thënë se në kushte të tilla ata vendosën ta vrisnin dhe më pas të zhduknin gjurmët.

“Pasdite babai ishte shtrirë në divan dhe po pushonte. Në dhomë me mua ishte edhe motra. I thashë babait çohu. Ai u çua në këmbë dhe pastaj unë e qëllova 4 herë me pistoletë”, mësohet të ketë thënë ai, teksa ka treguar edhe çfarë ndodhi më pas.

Ata filluan të merren me zhdukjen e gjurmëve dhe e zhveshën kryefamiljarin, e mbështollen me plastmas e e çuan te kasoll aku edhe e varrosën.

Më pas ata larguan makinën për të fshehur çdo gjurmë.

“Më vonë larguam dhe makinën. Shkuam me dy makina në sektorin Rinia. Unë me makinën e babait kurse vëllai me një makinë tjetër që ja morëm një shokut tonë të cilit i thamë se na duhej për nja një orë makina e tij.

E lamë makinën e babait atje dhe u kthyem me makinën e shokut që e ngiste vëllai im. Pastaj me datën 13 unë u paraqita në polici dhe denoncova largimin e babait nga shtëpia”, ka thënë Hysen Meta në dëshminë e tij.

Fillimisht u raportua se ishte vajza 19-vjeçare e familjes, Hygerta Meta ajo që e vrau babanë, por ngjarjet morën një dinamikë tjetër. Policia bëri me dije se nuk ishte 19-vjeçarja Hygerta Meta ajo e cila vrau babin, por ishte djali i madh i familjes, HysenMmeta 24-vjeç, ndërkohë që është arrestuar edhe djali i vogël Amarildo Meta 22-vjeç.

Edhe pse ishte 19-vjeçarja Hygerta Meta ajo e cila mori përsipër fillimisht krimin, rezultoi se ajo dhe vëllai i saj Amarildo meta ndihmuan Hysenin që të fshihnin provat e krimit, pasi ky i fundit kishte vrarë babain në dhomë.

Ishte vetë 25-vjeçari Hysen Meta i cili kishte denoncuar në polici zhdukjen e babait, çka bëri që uniformat blu të nisnin hetimet. Por pas disa kërkimeve, policia thelloi më tej hetimin, duke dyshuar për një krim në familje, duke futur menjëherë në rrethin e të dyshuarve të gjithë familjarët e viktimës Pëllumb Meta.

Çfarë i tradhtoi anëtarët e familjes Meta pas krimit

Hysen Meta pas krimit ka lëvizur nga banesa makinën e të atit dhe e ka çuar në Sektorit Rinia në Durrës, shkoi në polici dhe e denoncoi të zhdukur të atin e tij.

Pas këqyrjes së kamerave policia u bind se nuk kishte të bënte më me zhdukje, por me një krim.

Edhe pse fillimisht 19-vjeçarja Hygerta Meta mori përsipër krimin duke deklaruar se ishte ajo që qëlloi mbi babin, madje me gjakftohtësi deklaroi para uniformave blu se ishte e lumtur që e kishte kryer ajo krimin, më vonë rezultoi se ajo kishte qenë vetëm bashkëpunëtore.

Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja është e martuar, janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive. Pas krimit e kam mbështjellë me një çarçaf pastaj me fasho e në fund me qese. Armën e hodha buzë detit”, deklaroi vajza.

Por pas hetimeve të policisë rezultoi se ajo dhe djali tjetër i familjes Amarildo Meta kishin ndihmuar autorin e krimit që të prishin provat e vrasjes.

Ndërkohë që po hetohet në gjendje të lirë edhe gruaja e viktimës Blerta Meta, pasi dyshohet se ka qenë në dijeni të ngjarjes por e ka mbajtur të fshehtë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne