Jazexhi: Gylenistët janë pjesë e projektit amerikan në Shqipëri. Yuri Kim u kap në përgjime, rol kyç në grushtin e shtetit (VIDEO)

Profesori i Historisë së Lindjes së Mesme Olsi Jazexhi tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se gylenistët në Shqipëri janë pjesë e projektit amerikan për një kontroll total të politikës shqiptare. Jazexhi vuri në dukje faktin që ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim është kapur në përgjimet e spiunazhit turk, si personi kyç në ambasadën amerikane në Stamboll që koordinonte grushtin e shtetit. Sipas Jazexhiut mbajtja e gylenistëve në Shqipëri është diçka që shkon përtej pushtetit të Ramës, pasi sipas tyre qëndron Amerika dhe Izraeli.

I pyetur mbi vizitën e Ramës në Ankara dhe marrëveshjet e nënshkruara, Jazexhi tha:

Nuk mund të them asnjë gjë, pasi kryeministri Rama ka dy lloje axhende, një që e thotë në publik dhe tjetra është axhenda e fshehur. Turqia është vend që është në konflikt me Greqinë. Qeveria e Ramës në muajit e fundit ka hyrë në konflikt me Greqinë, dhe mendoj që një nga temat që i ka afruar në këto momente, është armiku i përbashkët që është Greqia. Turqia është e shqetësuar nga kontrolli që Greqia u bënë shumë ishujve në detin Egje. Në këto marrëveshje Turqia mundohet ta trajtojë Shqipërinë si një vëlla të vogël në rast konflikti me Greqinë”.

I pyetur mbi rolin e anëtarëve të organizatës FETO në Shqipëri, Jazexhi u shpreh:

Qeveria turke ka që në 2016-ën, për 8 vite që i kërkon Shqipërisë që të largojë influencën e gylenistëve në Shqipëri. Me gjithë investimet masive që Turqia ka bërë, deri më sot Shqipëria ka bërë pothuajse asgjë për të larguar influencën e gylenistëve. Gylenistët në Shqipëri mbahen nga amerikanët. Ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim është kapur në përgjimet e spiunazhit turk, si personi kyç në ambasadën amerikane në Stamboll, në konsullatën, që kordinonte grushtin e shtetit dhe aksionet me terroristin e dënuar Osman Kavala. Ambasada amerikane në Shqipëri ka luajtur rol kyç për strehimin e gylenistëve dhe përdorimin e tyre në një farë mënyre për aktivitet kundër Turqisë. Shqipëria sot është një vend që strehon dy organizata terroriste, nga njëra anë është sekti i gylenistëve që kanë shtrirje shumë të madhe në administratën shtetërore në Shqipëri dhe nga ana tjetër kanë kontrollin e xhamive, dhe nga ana tjetër janë muxhahedinët iranianë që kanë ndërtuar një kamp paraushtarak nga ku drejtojnë aktivitet terrorist kundër shtetit të Iranit”.

Gylenistët e morën kontrollin e KMSH-së që në vitin 2003. Studentët që deri në atë kohë kontrollonin KMSH-në ishin shqiptarë të edukuar në botën arabe, ata u hoqën në mënyrë ilegale dhe u zëvendësuan nga gylenistët. Amerikanët nisën një projekt në 2003-shin që të krijonin një Islam që do t’u shërbente interesave amerikane, dhe jo botës arabe dhe Turqisë. Gylenistët morën nën kontrollon strukturën drejtuese të KMSH-së, Medresesë, etj. Me Edi Ramën vazhdoi procesi i marrjes nën kontroll i Islamit në Shqipëri dhe largimi i influencave turke dhe arabe, dhe në rastin e bektashinjve u bë largimi i influencës iraniane. Gylenistët në Shqipëri janë pjesë e projektit amerikan për një kontroll total të politikës shqiptare.

Të dhënat për Yuri Kim i kanë botuar mediat turke. Mund të gjenden në mediat turke edhe përgjimet që i janë botuar Yuri Kim-it, dhe koordinimin me Kavalan, prandaj Yuri Kim u shpall non grata në Turqi. Edi Rama luan me dy porta. Në njërën anë është treguar shumë i aftë duke i marrë shumë favore Erdoganit, spitale, konstruksione shkollash, urash, etj. Në anën tjetër s’ka bërë asgjë kundër gylenistëve. Islami sunit në Shqipëri vazhdon të kontrollohen nga gylenistët edhe pse ka protesta në xhami, që s’i pranojnë gylenistët që të udhëheqin KMSH-në. Gylenistët janë vënë në shërbim të Izraelit, ndërkohë që po masakron myslimanët e Palestinës. Mbajtja e gylenistëve është diçka përtej pushtetit të Ramës. Rama mund të donte t’i hiqte qafe, por ata janë investim amerikan. Largimi i gylenistëve s’do realizohet dot kurrë nga Rama dhe çdo kryeministri tjetër që do vijë në Shqipëri, pasi do kuptojë që pas gylenistëve qëndrojnë amerikanët dhe izraelitët”./mcn

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne