Zbulohen pajisje spiunazhi të Izraelit në jug të Libanit

Forcat e rezistencës libaneze të Hezbollahut zbuluan një aparat të inteligjencës sioniste në Libanin jugor.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, media e lidhur me Hezbollahun Al A’lam Al Hurrabi njoftoi të shtunën lajmin se aparati i inteligjencës sioniste kishte një aparat fotografik termik i cili u gjet në pjesën perëndimore të dhe në pjesën perëndimore të bazës izraelite “Rujisat” në jug të Libanit. Zbulimi i këtij mjeti u bë pasi regjimi sionist pak ditë më parë filloi manovrat masive në të gjithë zonën gjeografike të kufijve të territoreve të pushtuara palestinez. Kjo është manovra më e madhe e regjimit sionist gjatë 20 viteve të fundit. Në deklaratën e lëshuar nga ushtria izraelite, “ruajtja e fuqisë konkurruese dhe vigjilencës” e forcave ushtarake të regjimit është një nga objektivat e këtyre manovrave./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne