Zelanda e Re i bën thirrje botës të kalojë në veprim për ndalimin e katastrofës në Gaza

Ministri i Jashtëm i Zelandës së Re, Winston Peters tha se bota duhet të kalojë në veprim për ndalimin e katastrofës në Gaza, ku Izraeli vazhdon sulmet e tij. Në një fjalim të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Peters tha se në Gaza duhet të shpallet menjëherë armëpushim.

“Civilët palestinezë vazhdojnë të mbajnë barrën e sulmeve të Izraelit. Gaza e cila përballej me vështirësi të mëdha që para këtij konflikti, tashmë është bërë një shkretëtirë”, theksoi Peters. Ai vuri në dukje se vetot për shumë herë të anëtarëve të përhershëm ndaj rezolutave, bënë që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të mos përmbushte përgjegjësinë e tij për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

“Bota duhet të kalojë në veprim për ndalimin e katastrofës në Gaza”, tha Peters duke shtuar se Izraeli duhet të bëjë çdo gjë që mundet për të siguruar qasjen pa pengesë të ndihmave humanitare në Gaza.

Peters tha se janë seriozisht të shqetësuar për deklaratat e Izraelit se mund të fillojë sulm ndaj qytetit Rafah të Gazës ku janë strehuar palestinezët. “Çmimi i mposhtjes së Hamasit nuk duhet të paguhet nga civilët palestinezë”, tha ai./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne