Zelensky kërkon armë, Rama i jep mbështetje krah Alex Soros!

Presidenti ukrainas Zelensky pasi kërkoj nga Shqipëria fishekë u ka bërë thirrje edhe shteteve aleate që të dërgojnë pa vonesa armatimet. Në konferencë me kryeministrin Rama, Zelensky tha se ato shtete që marrin vendimin për ta mbështetur Ukrainën me armë dhe municione duhet t’i sjellin ato në kohë sepse duhet të mbijetojnë.

Zelensky pati mundësinë që nga Tirana Putinin ta quante vrasës dhe bëri thirrje për bashkim pasi nuk ka asnjë alternativë tjetër përballë një agresioni të tillë.

Ajo çfarë mori vëmendje ishte dhe pjesmarrja e Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, i njohur si mbështetës i pakursyer i Edi Ramës. Alex Soros është i pranishëm në çdo takim që mund të mbahet ne Tiranë dhe më gjërë. Kujtojmë që kryeministri islamofob Edi Rama nuk ka dhënë asnjë mbështetetje për muslimanët në Gaza dhe luftën që po ndodh atje ku numri i të vrarëve kryesisht gra dhe fëmijë po kalon 30.000. /gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne