Gjyqi për Belerin në GJKKO, avokatët: Përgjimi ka nisur pa u regjistruar procedimi penal

Avokatët e Fredi Belerit deklaruan sot para mediave se përgjimi ndaj klientit të tyre ka nisur që para se të regjistrohej procedimi penal ndaj tij. Deklarata u bë pas seancës gjyqësore në GJKKO për Belerin.

“Veprimet e vëzhgimit dhe te përgjimet ambientale janë të papërdorshme pasi janë bërë në kundërshtim me ligjin. Procesverbalet e këqyrjeve e ri transkriptimit  e veprimeve të përgjime e janë të papërdorshme pasi përgjimi është i papërdorshëm i marrë në kundërshtim me ligjin neni 226.

Nuk janë autorizuar nga prokuroria e gjykata kompetente, përgjimi ka filluar pa u regjistruar procedimi penal.”, thanë avokatët./tpz

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne