Përfundon Samiti për Ukrainën në Tiranë/ Zelensky konsumon drekë, ndalohet lëvizja edhe për qytetarët

Pas gati 1 orë punime, ka përfunduar samiti në nder të Ukrainës, që po mbahej në Tiranë. Pas daljes nga salla e Pallatit të Kongreseve, liderët bënë një foto familjare.

I pari që ka folur në samit ka qenë kryeministri Rama, i cili tha se lufta nisi nga një ëndërr e vjetër perandorake, ku presidenti rus Putin synonte fshirjen e Ukrainës nga harta. Ndërkohë presidenti i Ukrainës Zelensky ka propozuar krijimin e një forumi të posaçëm për industrinë e mbrojtjes mes vendit të tij dhe Ballkanit.

Ndërkohë në 13:30 u zhvillua konferenca për shtyp e kreut të qeverisë me presidentin Zelensky. Pas përfundimit të samitit për Ukrainën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po konsumon drekën në një restorant të Tiranës.

Siç shihet edhe në fotot jashtë restorantit pranë kryeministrisë ku ndodhet Zelensky janë ndërmarrë masa tepër të rrepta sigurie, ku ndalohet lëvizja edhe për qytetarët./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne