Zelensky në Tiranë/ Firmoset traktati i miqësisë e bashkëpunimit mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky janë takuar dhe kanë nënshkruar traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Ceremonia e firmosjes së traktatit erdhi pas takimit të kreut të qeverisë me presidentin ukrainas në Kryeministri.

Para nënshkrimit të traktatit, Volodymyr Zelensky i akordoi Edi Ramës urdhrin “Princi Jaroslav i Urti”.

“Në vendimin e presidentit të Ukrainës për kontribut të jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetej i dorëzohet “Princi Jaroslav i Urti”, kryeministrit Edi Rama nga presidenti Zelensky”, u tha gjatë ceremonisë sè vlerësimit./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne