Zëri im për drejtësi: Kundërshtim ndaj votës që mohon lirinë për palestinezët”

Unë, Hamzi Ibraimi, qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh indinjatën time të thellë ndaj votës kundër Palestinës të dhënë nga
Burim Bilali dhe organizata Mission Geneva në lidhje me të drejtën legjitime të popullit palestinez për vetëvendosje dhe sovranitet.

Kjo votë përfaqëson jo vetëm një qëndrim të padrejtë politik, por edhe një akt kundër parimeve themelore të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut. Populli palestinez, i cili prej dekadash përballet me okupim, shtypje dhe mohimin sistematik të të drejtave bazike. Ku Palestinesët duhet ta kenë të drejtën e patjetërsueshme për të jetuar të lirë në tokën e tyre të pavarur. Unë si qytetar i këtij vendi nuk mund ta pranoj që shteti im, të jetë në anën e gabuar të historisë dhe të jetë në krahun e shtypësve. Po edhe më dëshpëruese është që këtë po e bënë një bashkëkombas që na përfaqëson në atë tryezë!

Turp! Turp për përfaqësuesit tanë që nuk reflektojnë zërin dhe ndërgjegjen e popullit që përfaqësojnë. Po ashtu ju bëj thire subjeketeve politike Shqiptare që nga kualicioni Fronti Evropian e deri tek kualicioni Vlen, gjithashtu e njeta thirje shkon edhe për Partit Maqedonase si Vmro Dhe Lsdm-ë që të mlidhen sëbashku dhe ta shkakrojnë këtë indivit që votoi kundër Palestinesëve që masakrohen çdo dit. Shpresoj që këto subjekte politike të reflektojnë dhe të distancohen nga ky mostrum që votoi kundër njerëzve të pa fajëshëm dhe që na turpëroi të gjithëve.

Po ashtu un Hamzi Ibraimi qëndroj fuqishëm përkrah të drejtës së popullit palestinez dhe bashkohem me të gjithë ata që kërkojnë drejtësi, paqe dhe dinjitet për çdo popull të shtypur në botë.

Hamzi Ibraimi
Qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut
09.04.2025

/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne