Bota

Zgjatet afati i mbajtjes në arrest të palestinezeve Temimi

Gjykata ushtarake izraelite zgjati me 4 ditë afatin e mbajtjes nën arrest të Ahed et-Temimi, nënës dhe kushërirës së saj.

Vendimi u dha nga Gjykata ushtarake e Oferit, që gjendet në perëndim të qytetit Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Kryetari i Gjykatës hodhi poshtë kërkesën e avokatit të Temimi-t për lirimin e tyre.

Ndërkaq u vu re se Ahed Temimi u soll në sallën e gjyqit me këmbët e lidhura me zinxhir.

Ushtarët izraelitë, të enjten e kaluar arrestuan palestinezen Ahed et-Temimi dhe nënën e saj Neriman ndërsa një ditë më pas në orët e mëngjesit arrestuan edhe kushërirën e saj, Nur et-Temimi.

Ahed njihet si “vajza guximtare palestineze” dhe për shkak të qëndrimit të treguar ndaj ushtarëve izraelitë gjatë arrestimit të vëllait të saj në vitin 2012, ajo u pa e denjë për “Çmimin e Guximit Hanzala” në Stamboll./trt

OPINIONE