Zgjati vetëm 24 minuta! Mbyllet mes kaosit seanca plenare, rrëzohen amendamentet e Bashës

Mbyllet mes kaosit seanca plenare. Seanca e sotme zgjati vetëm 24 minuta.

Teksa Lindita Nikolla lexonte rendin e ditës dhe nisi votimin nen për nen për projektligjet, opozitarët vijonin t’i binin zhurmueseve.

Ndërkohë, nga rendi i ditës u hoq projektligji për lojërat e fatit si dhe u rrëzuan amendamentet e Bashës.

Kujtojme qe deputetja e PD Dhurata Çupi, ka reaguar pas situatës së sotme në Kuvend.

Në një postim në rrjetet sociale ajo u shpreh se në një vend demokratik Parlamenti ka detyrë të kontrollojë dhe të sfidojë punën e qeverisë, të hartojë dhe të ndryshojë ligje dhe të debatojë për çështje të rëndësishme.

Ajo u shpreh se Parlamenti ka humbur tashmë të treja funksionet, ndërsa ka shtuar se qeveria po bën gjithçka të zhbëjë edhe pluralizmin përmes shpërbërjes, përçarjes, kontrollit të opozitës./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne