Gaza, rritet në 27.840 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Me 130 të vrarë në 24 orët e fundit, është rritur në 27.840 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, popullatën e të cilës e ka detyruar të qëndrojë në uri dhe pa ujë. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra përmes një deklarate informoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 125 ditësh kundër Rripit të Gazës.

Forcat izraelite në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës kanë vrarë 130 palestinezë ndërsa numri gjithsej i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 27.840. Në sulmet e fundit bëhet e ditur se janë plagosur 170 persona dhe se numri i të plagosurve në Rripin e Gazës ka arritur në 67.317.

Al-Qudra theksoi se nën rrënoja dhe në anë të rrugëve ka ende kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne