Kryeministri Edi Rama do të vijojë edhe këtë të diel takimet me drejtuesit politikë socialistë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Takimet do të zhvillohen në vilën qeveritare nr. 31, ku Rama do të takohet individualisht me çdo drejtues qarqu për të diskutuar emrat e mundshëm që do të përfshihen në listat e kandidatëve për deputetë.
Vendimi final për listat e kandidatëve do të merret në mbledhjen e kryesisë socialiste, e cila do të mbahet më 12 mars.