Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën si pasojë e një zjarri. Rasti ka ndodhur të shtunën në Prapashticë të Prishtinës rreth orës 17:00.
“Si pasojë e një zjarri dyshohet se në një fushë, viktima mashkull kosovar ka humbur ndjenjat dhe pas ekzaminimit nga ekipet mjekësore është konstatuar që viktima është pa shenja jete”, ka njoftuar policia.