Zgjedhjet e vitit 2025/ Teliti zbulon pikat e Partisë Demokratike: Çfarë i duhet Shqipërisë

Këshilltari i çështjeve ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti ka zbuluar disa nga pikat që do të trajtonte PD në 100 ditët e para nëse fitojnë zgjedhjet e 2025.

Teliti shprehet se disa nga pikat e programit të PD do të jenë ulja e barrës fiskale dhe ritkhimi të taksa e sheshtë, anulimi i koncesioneve PPP, korruptive dhe klienteliste si inceneratorët apo sterilizimi, pastrimi i administratës e të tjera.

Postimi i ekspertit të ekonomisë në PD Dorian Teliti:

Qeverisje e vogël që punon dhe shërben drejt, kjo i duhet Shqipërisë. Ulja e ndjeshme e barrës fiskale dhe rikthimi te taksa e sheshtë 10%, thjeshtimi procedurave dhe rikthimi drejt parimeve të konkurrencës së lirë e të ndershme,

Anullimi i koncesioneve PPP korruptive dhe klienteliste, si inceneratorët apo sterilizimi, heqja me ligj e PPP të pakërkuara dhe anullimi i cdo ligji preferencial të porositur gjatë 11 viteve të fundit, Pastrimi i administratës publike nga trupa e patronazhistëve shëtitës në mitingjet e KM, dhe ulja e ndjeshme e shpenzimeve operative dhe të luksit,

Prokurimet me garë transparente me të paktën 3 ofertues dhe monitorim rigoroz i zbatimit të cdo kontrate,

E sidomos rritja e eficencës së përdorimit të parasë publike, ku paratë të shkojnë për rritje pagash, pensionesh, zbatimit të skemës së minimumit jetik dhe financimit te projekteve të nevojshme infrastrukturore,

JANË disa nga INICIATIVAT / NDËRHYRJET E 100 DITËVE TË PARA të qeverisjes 2025-2029 të Partisë Demokratike./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne