Zgjedhjet në Himarë, Blushi: Po i mohohet e drejta e votës 6157 qytetarëve, presione e shantazhe nga qeveria

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, ndërsa shprehet se 6157 qyytetarëve iu është mohuar e drejta e votës me pretendimin e dokumenteve të identifikimit të skaduara.

Blushi thekson se kjo skenë është pjesë e operacionit mafioz për të tjetërsuar me dhunë shtetërore dhe për të manipuluar vullnetin e himariotëve.

“Zbarkimi i të gjithë makinerisë së narkoshtetit në Himarë, presionet dhe shantazhet e faktuara kriminale, përdorimi i parave të pista për blerjen e votave dhe transferimi i paligjshëm i gjendjes civile në Himarë të qindra qytetarëve nga bashki të tjera janë disa nga aktet kriminale të Edi Ramës në funksion të rrëmbimit të Himarës.

Më e rëndë është fakti se pjesë e këtij operacioni mafioz është bërë edhe SPAK që nuk ka bërë asnjë reagim për të ndaluar manipulimin e zgjedhjeve pavarësisht denoncimeve konkrete, përkundrazi i ka hapur rrugën Edi Ramës për të tjetërsuar dhe grabitur votat, siç rrëmbeu një vit më parë, dy ditë para zgjedhjeve, Kryetarin e zgjedhur Fredi Beleri”, shkruan Blushi.

Denoncimi nga Tedi Blushi

Mohimi i së drejtës kushtetuese të votimit për 6157 qytetarë të Himarës, me pretendimin e dokumentave të identifikimit të skaduara, është pjesë e operacionit mafioz të Edi Ramës për të tjetërsuar me dhunë shtetërore dhe manipuluar me çdo mënyrë vullnetin e himariotëve.

Në kundërshtim flagrant me praktikat e aplikuara në proceset e mëparshme zgjedhore, ku qytetarët me karta identiteti të skaduara janë lejuar të votojnë, me urdhër direkt të Edi Ramës kësaj here është penguar qëllimisht nxjerrja e akteve përkatëse ligjore për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë zgjedhësit.

Zbarkimi i të gjithë makinerisë së narkoshtetit në Himarë, presionet dhe shantazhet e faktuara kriminale, përdorimi i parave të pista për blerjen e votave dhe transferimi i paligjshëm i gjendjes civile në Himarë të qindra qytetarëve nga bashki të tjera janë disa nga aktet kriminale të Edi Ramës në funksion të rrëmbimit të Himarës.

Më e rëndë është fakti se pjesë e këtij operacioni mafioz është bërë edhe SPAK që nuk ka bërë asnjë reagim për të ndaluar manipulimin e zgjedhjeve pavarësisht denoncimeve konkrete, përkundrazi i ka hapur rrugën Edi Ramës për të tjetërsuar dhe grabitur votat, siç rrëmbeu një vit më parë, dy ditë para zgjedhjeve, Kryetarin e zgjedhur Fredi Beleri.

Duke nxitur të gjitha institucionet ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet të reagojnë me forcë, u bëjmë thirrje të gjithë himariotëve patriotë të qëndrojnë trimërisht në mbrojtje të votës, të marrin pjesë masivisht në votime dhe të ndëshkojnë këtë bandë që kërkon t’u rrëmbejë shtëpitë, pronat, detin dhe dinjitetin. Himara është e himariotëve!/Bw

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne