Zgjedhjet në Himarë, votojnë Tavo dhe Gjikuria: Himariotët të dalin masivisht në votime

Vangjel Tavo, kandidati i PS-së për Kryebashkiak të Himarës, votoi rreth orës 10:30 në qendrën e votimit në Palasë.

Në një prononcim për mediat, Tavo e konsideroi procesin e deritanishëm të votimit si të qetë dhe uroi që edhe në orët në vijim deri në përfundim, të vijojë e njëjta atmosferë. Tavo i ka drejtuar një thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të marrin pjesë masivisht në proces dhe të zgjedhin alternativën më të mirë.

Tavo i ka drejtuar një thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të marrin pjesë masivisht në proces dhe të zgjedhin alternativën më të mirë.

“Sot Himara dhe himariotët kanë fjalën për të votuar. Procesi ka qenë shumë i qetë, uroj që ky proces të vijojë kështu deri në fund të procesit të votimit. i bëj thirrje të gjithë himariotëve të dalin masivisht në votime dhe të votojnë alternativën më të mirë”, tha Tavo.

Lidhur me problematikën përsa i takon zgjedhësve me karta identiteti të skaduara që nuk janë lejuar të votojnë, Tavo tha se gjithçka përcaktohet në ligj. “Nuk kam asnjë koment, ligji ka të parashikuar gjithçka”, tha Tavo.

Kandidati i PD-së, Petro Gjikuria ka shprehur bindjen se do të fitojë zgjedhjet e Bashkisë Himarë, teksa u shpreh se “unë do të jem kryetari i ardhshëm”.

Petro Gjikuria, pasi hodhi votën e tij në kutinë e votimit, u shpreh se sot është ditë feste dhe e demokracisë. Ai u bëri thirrje himarjotëve që t’i drejtohen qendrave të votimit, duke theksuar “të fitojë më i miri”.

“Kjo është një ditë feste, le ta festojmë të gjithë bashkë. Është dita e demokracisë, të gjithë bashkëfshatarët e mi të shkojnë në kutitë e votimit dhe të fitojë më i miri. Se çfarë do të bëhet ditën e nesërme do ta dimë të hënë. Mos të fillojmë me pyetje të tilla sikur kemi ngrënë limona që me mëngjes, unë do të jem kryetari i ardhshëm i bashkisë Himarë. Vitin e kaluar njerëzit u lejuan të votojnë me karta të skaduara kurse këtë herë nuk u lanë të votoni, Ky është problem”, tha kandidati demokrat./Bw 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne