Zgjedhjet presidenciale në Francë/ Marine Le Pen jep dorëheqjen

Kandidatja e ekstremit të djathtë për Presidente në France, Marine Le Pen ka dhënë dorëheqjen si kryetare e Frontit Nacional.
Kjo lëvizje vjen vetëm një ditë pasi ajo kaloi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, ku përballet me centristin Emanuel Macron.

“Sot vendosa që të largohem nga drejtimi i Frontit Nacional”, tha Le Pen. Ajo nuk dha më shumë shpjegime për këtë dorëheqje, mirëpo shpreson se do të arrijë fitore në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne