“Zonja ‘abuzimi’”, Ina Zhupa akuza qeverisë: Ogerta Manastirliun duhej ta çonit në SPAK, jo në krye të ministrisë së Arsimit

Deputetja e PD, Ina Zhupa, u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se qeveria Rama emëroi dhe shkarkoi ministra, që sipas saj ndërrojnë vetëm kostumin, por i bashkon korrupsioni.

Ajo u shpreh se kontrollet e KLSH kanë nxjerr në pah abuzimet që Ogerta Manastirliu ka bërë në ministrinë e Shëndetësisë, dhe në vend që “qeveria ta çonte në SPAK, e promovon dhe e çon në krye të ministrisë së Arsimit”.

Arsimit”.

E nisët me emërime dhe shkarkime ministrash që në fakt ndryshon vetëm veshja, por jo korrupsioni dhe stili i paligjshëm i emërimit të tyre.

Kulmi nuk është Mete, por Ogerta Manastirliu. Si mundet kjo qeveri që zonjën ‘abuzimi’ siç thonë mesazhet që më vinin dje thoshin zonja ‘vrastare’, por unë nuk e përdor, por zonja ‘abuzimi’ është 100% e vërtetë sepse e thonë dhe kontrollet e KLSH.

Në vend ta çonit në SPAK e bëtë ministre arsimi, për të shkatërruar arsimin. Një ministre që nuk thotë dot një sukses në krye të ministrisë së shëndetësisë, e promovoni”, tha Zhupa në kuvend.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne