114 të vdekur dhe 850 të zhdukur nga zjarri në Havai

Shtetet e Bashkuara njoftuan se 114 persona kanë vdekur dhe 850 të tjerë janë zhdukur nga zjarret në pyje në Haëaii.

Sipas Sputnik, Richard Besen, kreu i rajonit Lahaina në shtetin e Havait, në një video njoftoi se në zjarret e fundit vdiqën 114 njerëz dhe tha: 850 persona gjithashtu rezultojnë të zhdukur dhe më shumë se 2200 ndërtesa janë shkatërruar.

Guvernatori i Havait Josh Green tha se rreth 90% e zjarrit në Lahaina është nën kontroll dhe shtoi: Më shumë se 1800 njerëz janë ende të zhvendosur dhe po qëndrojnë në hotelet e Maui. Presidenti amerikan Joe Biden dhe gruaja e tij Jill Biden kanë udhëtuar në Havai për t’u takuar me grupet e shpëtimit dhe të mbijetuarit e zjarrit.

Vapa ekstreme dhe erërat e forta të shkaktuara nga uragani Dora shkaktuan zjarre në disa pyje në shtetin e Havait. Zjarri gjithashtu ka shkatërruar disa zona turistike në shtet, duke përfshirë qytetin e njohur turistik Lahaina./Parstoday

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne