144 fëmijë palestinezë vriten brenda 24 orëve

Statistikat zyrtare palestineze raportojnë vrasjen e 144 fëmijëve të tjerë palestinezë në vetëm 24 orë nga sulmet dhe bombardimet e ushtrisë barbare kriminale të regjimit sionist. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në Rripin e Gazës publikon çdo pasdite statistikat e civilëve të vrarë nga sulmet dhe bombardimet e ushtrisë sioniste.

Dje pasdite (e martë), zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës njoftoi në statistikat e tij se numri i civilëve të vrarë nga sulmet barbare të ushtrisë së regjimit sionist kundër Rripit të Gazës është rritur në 10.569 persona dhe tha se 4.324 nga këta civilë të vrarë janë fëmijë. Ky zëdhënës kishte bërë të ditur numrin e civilëve të vrarë dhe të plagosurve nga bombardimet e regjimit sionist në zona të ndryshme të Rripit të Gazës mesditën e një dite më parë (të hënën) dhe kishte thënë se 4104 fëmijë palestinezë ishin vrarë nga sulmet sioniste.

Një vështrim në statistikat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës në Rripin e Gazës të hënën dhe të martën tregon se 133 fëmijë palestinezë janë vrarë në sulmin e kriminelëve sionist të luftës kundër Rripit të Gazës në vetëm 24 orë, nga e hëna pasdite deri të martën pasdite dhe 144 fëmijë palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës në vetëm 24 orë.

Të shtunën, më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës filluan një operacion të befasishëm të quajtur “Stuhia Al-Aksa” nga Rripi i Gazës (Palestina jugore) kundër pozicioneve të Tel Avivit kurse regjimi sionist në shenjë hakmarrje ka mbyllur të gjitha vendkalimet e Rripit të Gazës dhe për të kompensuar disfatën e vet dhe për të ndalur operacionet e rezistencës, po bombardon pa ndërprerë këtë rajon./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne