16-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas aksidentit, prindërit do të dhurojnë organet

Lorenzo Çela, 16-vjeçari shqiptar që u përfshi së bashku me katër persona të tjerë në aksidentin e rëndë që ndodhi pasditen e së dielës midis Brescia dhe Mantuas në Itali, ka humbur jetën.

I riu, i cili brenda një muaji do të kishte mbushur 17 vjeç, ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të rënda të marra.

Lorenzo, një lojtar i ri premtues nga Desenzano Calcio, po udhëtonte me makinë me të dashurën dhe nënën e saj. Për arsye ende të paqarta, automjeti i tyre u përplas me një automjet tjetër që vinte nga ana e kundërt. Nëna e të dashurës së Lorenzos ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

I riu është shpallur i vdekur klinikisht dhe tashmë pritet që të kryhen procedurat për heqjen e organeve.

16-vjeçari kishte një pasion të madh për futbollin dhe luante me ekipin e të rinjve të Desenzanos.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne