Jep dorëheqjen Elsa Toska, gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska, ka dhënë dorëheqjen sot, duke lënë këtë institucion me 8 anëtarë nga 9 që ka në organikë. Motivet e dorëheqjes së saj ende nuk janë bërë të ditura.

Elsa Toska ka një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë, duke filluar si ndihmëskomisionere pranë Avokatit të Popullit dhe më pas si avokate. Ajo ka shërbyer si këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese nga 2007 deri në 2019, vit në të cilin u emërua anëtare e kësaj gjykate.

Toska është gjithashtu një akademike e njohur, duke ligjëruar së Drejtën Administrative dhe Kushtetuese në universitete të ndryshme. Ajo ka kontribuar si eksperte në reforma të rëndësishme ligjore dhe është autore e disa publikimeve shkencore.

Dorëheqja e saj është një zhvillim i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë, në një kohë kur Gjykata Kushtetuese po përballet me sfida të ndryshme./hashtag

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne