Pasi e ndriti opoziten shqiptare, Berisha tani merret me opoziten iraniane

Ish Kryeministri Sali Berisha, mbeshtet verbazi nje komunitet si Muxhahedinet Iraniane, duke i quajtur ata refugjante, nderkohe qe ata jane njesi speciale mercenare ushtarake njesoj si njesi e Wagner ne Rusi. Sa me shume vazhdon kjo mbeshtetje aq me shume ngrihen dyshimet per lidhjet e tij me kete grup ne hakerimin e sistemit te E-Albania, qe me heret u hodhen si dyshime nga Gazeta Shqiptare. Nderkohe qe shprehet sikur i interesojne te drejtat e njeriut , nuk shprehet fare nese vete ky grup po i shkel te drejtat e njeriut apo jo, bredna vete kampit te tyre.

Postimi i tij:
Stop terrorit policesk ndaj refugjatëve të MEK.
Të dashur miq, mediat informojnë se vazhdon presioni policor ndaj Kampit të Muxhahedinëve në Manzë . Dënoj me ashpërsinë më të madhe shkeljen me urdhër të Teheranit nga Edi Rama të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës së OKB për refugjatët.
I bëjë thirrje Këshillit të Europës, Organizatës të Kombeve të Bashkuara të ndërhyj urgjentisht kundër këtyre reprezaljeve, presioneve e terrorit psikologjik ndaj refugjatëve të MEK në kampin e Lirisë në Manzë dhe të kërkojë zbatimin nga qeveria shqiptare të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga Karta Europiane e të Drejtave të Njeriut nga Konventa Ndërkombëtare e OKB për refugjatët. #sb /GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne