A do t’ia djegë maxhoranca mandatin e deputetit, Berishës? Ja si përgjigjet Toni Gogu

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar ndodhet në arrest shtëpiak rrezikon të humbasë mandatin e tij të deputetit nëse nuk merr pjesë në seancat plenare.

Ndonëse ai ka bërë disa herë kërkesë për të marrë pjesë, kjo gjë është rrëzuar nga GJKKO. Për të shuar pyetjet për këtë ccështje, ka folur dhe socialisti Toni Gogu, i cili theksoi se PS nuk djeg mandate, por verifikon dhe i heq kur i kërkon prokuroria.

“Nuk na intereson se çfarë bëjnë me njëri-tjetrin. Tollovia që është mes tyre neve nuk na intereson. Nuk është ky problemi. Po ju vjen data e gjyqit, kush do marri vulën. Nga ana tjetër është edhe ai nga ballkoni, që është aty falë lidhjeve me krimin e organizuar. Kemi beteja të tilla…Ne nuk djegim mandate, ne i verifikojmë dhe i heqim kur na i kërkon prokuroria në zbatim të kushtetutës. Ne nuk heqim dhe djegim mandate.”, tha ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne