A E KENI SHPIRT, APO E KENI SHITUR?

Nga Avokat Edmond Petraj

A e keni shpirt, apo e keni shitur për interesa politike, për ideologji të verbra, për aleanca kriminale?

Si mund të mbështesni një qeveri që vret, që zhduk fëmijë me bomba, që kthen spitale në varreza dhe lagje të tëra në hije pluhuri e gjaku?

Si mund të përkrahni një kryeministër si Benjamin Netanyahu, një njeri që ka ngritur një sistem shtetëror mbi themelet e vdekjes dhe terrorit?

Ky njeri nuk kërkon paqe.

Ai kërkon asgjësim.

Ai sundon përmes urrejtjes, manipulon përmes frikës dhe flet për “siguri” ndërsa shemb shtëpi mbi civilë.

Dhe ju?

Ju heshtni?

Apo më keq e justifikoni?

Mos më flisni për “aleanca strategjike”, kur çdo raketë që bie mbi një fëmijë është bashkëpunim i heshtur ndërkombëtar. Mos më flisni për “të drejtën për vetëmbrojtje” kur agresori është ai që ka çdo mjet dhune në dorë. Mos më flisni për civilizim, kur e përdorni teknologjinë për të ekzekutuar njerëz që nuk kanë ku të ikin.

Unë jam ortodoks. Dhe e them me zë të lartë, nuk mbështes kurrë vrasjen, shtypjen dhe asgjësimin e askujt.

Nuk më intereson në çfarë feje beson viktima, apo nga vjen.

Mua më intereson vetëm një gjë, nëse është njeri dhe nëse është i kërcënuar padrejtësisht, unë jam me të.

Jam me fëmijën që qan nën rrënoja, me nënën që vrapon me fëmijën në krahë, me mjekun që operon pa dritë, me civilin që lutet për pak oksigjen, për një ditë më shumë.

Ju që i dilni në mbrojtje Izraelit të Netanyahu-t, jeni bashkëpunëtorë në një gjenocid të përditshëm.

Po, gjenocid!

Sepse kur një ushtri e pajisur deri në dhëmbë shfaros një popull të tërë nën heshtjen tuaj, kjo nuk quhet më “konflikt”, por krim i pastër kundër njerëzimit.

Nëse nuk e kuptoni këtë, nuk jeni më thjesht të verbër, jeni të shitur.

Dhe historia do t’ju mbajë mend si të tillë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne