Ne nje analize te sofistikuar agjenturore, portali hashtag.al ka botuar nje analize te nje rrjeti kompanishe turko-iraniane, i cili, sipas analizes agjenturore pretendohet se ka kontrabanduar nafte iraniane ne Shqiperi dhe per me teper, me rregullin e 3-shit, spiunerit – ndoshta te Mosadit – pretendojne qe parate e naftes kane shkuar per llogari te Gardes Revolucionare Iraniane.
Shkrimi i cili mban emrin e Habjon Hasanit, por qe duket se eshte produkt i nje hetimi te thelle agjenturor, mundohet te provoje qe kompania “EMAD Energy S.A” eshte e lidhur me raketen iraniane EMAD e cila do te zhduki regjimin fashist te Izraelit. Dhe sesi kjo kompani bashkepunon me nje grup turk ASB Group te sanksionuar nga regjimi aparteidal amerikan. Sesi Algjeria eshte vend qe mbeshtet Iranin (kunder gjenocidit izraelit ne Gaza). Dhe sesi gjithe kjo shitje nafte iraniane qe behet ne Shqiperi, jo vetem qe parate shkojne per te financuar Garden Revolucionare Iraniane dhe luften per clirimin e Palestines nga gjenocidi izraelit: por sipas Habjon apo kushdo qe ja ka bere shkrimin, faj per shitjen e naftes iraniane dhe mos respektimin e embargos zioniste ne Shqiperi, ka marredhenia Erdogan – Rama dhe ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Ne shkrimin qe ka botuar Habjoni me doren e tij te ben pershtypje:
- Nje leter e shkruar ne anglisht ku Habjonit i tregohet lidhja e MAC General Trading me Emad Energy S.A. dhe ABS Group
- Dhe sesi MAC general trading ka bere tregeti me ABS Group ne vitin 2020 me nje shume prej 36 milion USD.
Personi qe i ka dhene kete leter shpjegim Habjonit, duket qe eshte i huaj. Shpjegimet jane dhene ne anglisht dhe me shkrim dore. Letra shpjeguese sesi MAC general trading ka blere nafte iraniane, eshte printuar ne nje leter te nje kompanie shqiptare e cila ka printuar “Te ardhurat e sherbimeve”.
Shkrimi i cili eshte botuar edhe ne nje anglishte perfekte, i cili levron dokumenta origjinale, korrespondenca me emaila, dokumente marreveshje mes kompanive turke, shqiptare dhe iraniane, duket qe eshte rezultat i Mosadit izraelit.
Mesa kuptohet, Habjonit, i eshte dhene shkrimi i gatshem. Me fatura, dokumente dhe nje skeme tipike te spiunazhit izraelit, ku Habjonit i tregohet lidhja “nga Kina” per ti mbushur mendjen qe shqiptaret me naften qe kane perdorur me makinat e tyre, kane financuar Iranin dhe indirekt Palestinen kunder zionisteve izraelite.
Ne fund te shkrimit, sulmohet marredhenia e Turqise me Shqiperine apo marredhenia Rama – Erdogan.
Ky eshte shkrimi i dyte i botuar nga Habjon Hasani, ku goditen bizneset turke dhe investimet e Turqise ne Shqiperi, per hesap te Izraelit.
Me poshte po sjellim shkrimin ne shqip dhe ne anglisht qe mban emrin e Habjon Hasanit, por qe vjen ere gjenocid izraelit:
———————————————
Projekti i mbështetur nga ambasadorja amerikane, dyshohet se financon gardën ushtarake të Iranit
Nga Habjon Hasani
Një projekt energjitik i mbështetur nga ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, dyshohet se po shërben si burim financimi i një rrjeti kompanish turko-iraniane të sanksionuara nga Shtetet e Bashkuara, biznese të lidhura me gardën ushtarake të Iranit dhe kontrabandën e hidrokarbureve.
Por le ta nisim këtë histori që nga fillimi.
Në vitin 2022 fill pas luftës në Ukrainë, ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim doli publikisht në mbështetje të një projekti që parashikonte të sillte në Shqipëri dy Anije të Gjenerimit Termik (AGT) nga Bangladeshi. Këto dy AGT presupozoheshin të prodhonin energji elektrike.
Shteti shqiptar kreu një procedurë të dyshimtë dhe të nxituar për blerjen e dy AGT-ve, të cilat u sollën nga një kompani amerikane.

Këto anije të gjenerimit termik, AGT, prodhojnë energji me kosto të paktën 4 fish më të lartë se kostoja e energjisë që eksporton Shqipëria, sipas një investigimi ndërkombëtar që ka konsultuar Hashtag.al.
Ky rendiment mizerabël, bëri që vënia e tyre në punë të vononte, por kontrata e lidhur e detyron shtetin shqiptar që t’i përdorë dy AGT-të. Ndaj dhe për t’i ndezur dhe për t’i vënë në punë, duhej siguruar karburant.
Për këtë arsye Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) bëri porosi në tregun ndërkombëtar për sigurimin e sasisë së parë të karburantit prej afro 21 mijë ton. Kjo sasi karburanti me vlerë 11 milionë dollarë mbërriti në Shqipëri në fillim të muajit Nëntor 2024.
Në faturën e importit të siguruar ekskluzivisht nga Hashtag.al, rezulton se importuesi është Koorporata Energjitike KESH, e cila nuk mendohet të ketë licensë për import/eksport karburantesh.
Por surpriza e vërtetë është kompania që e ka shitur këtë sasi karburanti.
Kjo kompani quhet “EMAD Energy S.A”, rezulton e regjistruar në Zvicër dhe sasinë prej 20 mijë ton karburant e ka sjellë nga Algjeria.


EMAD, është gjithashtu emri i një rakete të famshme iraniane, me të cilën ky shtet dikur mburrej se do të shfaroste Izraelin. Pronarët e saj janë ende të pa ekspozuar, por një paketë dokumentesh dhe e-mail-esh të siguruar nga Hashtag.al tregon se kjo kompani ka sjellë në Shqipëri të tjera sasi karburanti nga Algjeria në vitin 2021 dhe këtë biznes e ka bërë në bashkëpunim me një grup turk të quajtur ASB Group, që është sanksionuar zyrtarisht nga SHBA-të vitin e fundit. (Lexoje këtu)
E-mail-et e siguruara nga Iran-Leaks, sugjerojnë se në vitin 2021, administratori i kompanisë “EMAD Group SA”, komunikonte me një nga menaxherët e grupit turk ASB, për të sjellë në Shqipëri rreth 3400 ton karburant, ku çmimi përcaktohej nga “Sonatrach”, që nuk është gjë tjetër veçse kompania shtetërore e naftës në Algjeri.
Algjeria është një ndër shtetet me miqësore ndaj Iranit dhe të dyja shtetet kanë fuqizuar bashkëpunimin në fushën e energjisë.
Por konsultimi i dokumenteve të Iranian-Leaks, i çon shumë më thellë rrënjët e grupit turk ASB në Shqipëri.
Rezulton se grupi i sanksionuar turk ASB, në vitin 2020 ka realizuar një operacion të shitjes së naftë
s iraniane në vlerën e 36 milionë dollarëve, duke përdorur si bazë Shqipërinë. Në Shqipëri është e regjistruar një kompani me pronarë turq e quajtur “MAC General Trading shpk”. (kliko ekstraktin).


Nga të dhënat e Iran-Leaks rezulton se përfaqësuesi i kësaj kompanie i quajtur Murat Halli, komunikonte me e-mail me përfaqësuesin e ASB Group në Turqi të quajtur Kazim Oztaz për tregtimin nëpërmjet Shqipërisë të një sasie karburanti me vlerë 36 milionë euro.
Shtetasi Kazim Oztaz u dënua tre vite më vonë nga një gjykatë amerikane, për thyerje të embargos së naftës dhe u sanksionua. (lexo vendimin).
E-mail-et e Iran Leaks kanë zbuluar se fatura tatimore (lexoje faturën) e kompanisë shqiptare MAC General Trading shpk është realizuar me një filial të ASB Group, por një kontratë konfidenciale e zbuluar nga paketa e e-mail-eve sugjeron se në fakt kompania shqiptare e ka blerë naftën drejtpërdrejt në Iran në sajë të një marrëveshje direkte me kompaninë iraniane “Madolia Group”. (Lexo kontratën konfidenciale)
Tregues ky se në vitin 2020 Shqipëria ka qenë bazë e operacioneve për kontrabandimin e naftës iraniane dhe shmangies së embargos dhe sanksioneve të vendosura.


Për të kuptuar më mirë se çfarë ka ndodhur duhet shpjeguar motivi pse qeveria shqiptare i ka hyrë kësaj loje me Iranin. Arsyeja nuk është Irani në vetvete, por marrëdhënia e ngushtë e kryeministrit Rama me presidentin e Turqisë Erdogan si dhe paaftësia e ministres së tij të Energjisë, Belinda Balluku, për të shmangur implikimet, ose të paktën për të fshehur pak më mirë gjurmët.
Grupi turk i sanksionuar ASB, ka pronar shtetasin Sitki Ayan. Ai është në ortakëri dhe joint-venture nëpërmjet të paktën 12 kompanive me gardën ushtarake të Iranit, e cila ka kontrollin e shitjes së naftës së këtij vendi.
Sitki Ayan nuk është thjesht një biznesmen turk që punon me iranianët, ai është një mik shtëpie i Erdoganit dhe bën pjesë në rreshtin e parë të të besuarve të tij.
Aksesi i kompanive të kompromentuara turke që punojnë me kompani qeveritare shqiptare si KESH apo që kanë përdorur Shqipërinë si bazë operacionale të thyerjes së sanksioneve buron nga marrëdhënia e ngushtë e Ramës me Erdoganin.
Së fundmi një ish-punonjës i Pentagonit i quajtur Michael Rubin ka pretenduar në një analizë (lexoje këtu) se ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim ka toleruar këtë marrëdhënie mes Ramës dhe Erdoganit e shtyrë nga ambicia e saj e shpallur që të bëhej ambasadore e SHBA-ve në Turqi.
Dhe ketu eshte shkrimi ne anglisht:
U.S. Ambassador-Backed Project Suspected of Funding Iran’s Military Guard
By Habjon Hasani
An energy project backed by former U.S. Ambassador to Albania, Yuri Kim, is suspected of serving as a financial source for a network of Turkish-Iranian companies sanctioned by the United States, businesses linked to Iran’s military guard, and hydrocarbon smuggling.
But let’s start from the beginning.
In 2022, shortly after the war in Ukraine began, former U.S. Ambassador Yuri Kim publicly endorsed a project that aimed to bring two Thermal Generation Ships (TGS) from Bangladesh to Albania. These ships were supposed to produce electricity.
The Albanian government carried out a suspicious and rushed procurement process to purchase these two TGS vessels, which were brought in by an American company.
However, an international investigation consulted by Hashtag.al revealed that these thermal generation ships produce electricity at four times the cost of the energy that Albania exports. This dismal efficiency caused delays in their activation, but the contract signed by the Albanian government mandates their use.
Thus, in order to start and operate these ships, fuel had to be secured.
To address this, the Albanian Power Corporation (KESH) placed an order on the international market for an initial supply of approximately 21,000 tons of fuel.
This shipment, valued at $11 million, arrived in Albania at the beginning of November 2024.
According to exclusive import documents obtained by Hashtag.al, the importer is KESH, which does not hold a license for fuel import/export operations.
But the real surprise is the company that sold this batch of fuel.
The company, “EMAD Energy S.A.”, is registered in Switzerland and sourced the 20,000 tons of fuel from Algeria.
Curiously, “EMAD” is also the name of a well-known Iranian missile, which Iran once boasted could annihilate Israel. While the company’s owners remain undisclosed, a set of leaked documents and emails obtained by Hashtag.al indicates that this company previously supplied fuel to Albania from Algeria in 2021 in partnership with a Turkish group called ASB Group, which was officially sanctioned by the U.S. last year. (Read more here)
Iranian Leaks Expose Fuel Smuggling Network
Emails obtained from Iran-Leaks suggest that in 2021, the administrator of EMAD Group SA communicated with an ASB Group manager in Turkey regarding a shipment of 3,400 tons of fuel to Albania. The price was set by Sonatrach, which is none other than Algeria’s state-owned oil company.
Algeria is one of Iran’s closest allies, and both countries have strengthened their cooperation in the energy sector.
However, further examination of the Iran-Leaks documents reveals deeper Turkish ASB Group ties in Albania.
In 2020, the sanctioned Turkish ASB Group conducted an operation selling Iranian oil worth $36 million, using Albania as a base.
A Turkish-owned company registered in Albania, MAC General Trading shpk, played a role in this scheme. (See company extract)
Data from Iran-Leaks reveals that a representative of MAC General Trading, Murat Halli, exchanged emails with ASB Group’s Turkey-based representative, Kazim Oztaz, discussing the $36 million fuel trade via Albania.
Kazim Oztaz was later convicted by a U.S. court in 2023 for violating oil embargo sanctions and was officially sanctioned. (Read the ruling)
Further emails from Iran-Leaks expose that MAC General Trading shpk’s tax invoice (See invoice) was processed with an ASB Group subsidiary, but a confidential contract obtained in the email leaks suggests that the Albanian company actually purchased the fuel directly from Iran through a direct deal with the Iranian company “Madolia Group”. (Read the confidential contract)
This indicates that Albania was used as a base for Iranian oil smuggling operations in 2020, bypassing international sanctions and embargoes.
Why Did Albania Enter This Iranian Scheme?
To fully grasp what has happened, one must understand the motive behind Albania’s involvement in this affair.
The reason is not Iran itself, but rather the close relationship between Albanian Prime Minister Edi Rama and Turkish President Recep Tayyip Erdoğan, as well as the incompetence of Rama’s Energy Minister, Belinda Balluku, in avoiding—or at least better concealing—these operations.
The sanctioned Turkish ASB Group is owned by Sitki Ayan, a businessman who is a key figure in a joint venture with Iran’s military guard through at least 12 companies.
Sitki Ayan is not just a Turkish businessman dealing with Iranians—he is a close confidant of Erdoğan and a member of his inner circle of trusted allies.
The access that compromised Turkish companies have had to Albanian government entities like KESH, or their ability to use Albania as a base for sanction-breaking operations, stems from Rama’s close relationship with Erdoğan.
Recently, a former Pentagon official, Michael Rubin, claimed in an analysis (Read here) that former U.S. Ambassador Yuri Kim deliberately tolerated this relationship between Rama and Erdoğan because of her publicly stated ambition to become the next U.S. Ambassador to Turkey. / Hashtag / Impakt