Abuzime me tenderët e AKSHI-t, SPAK ekzekuton 6 masa sigurie! Në kërkim Agasi dhe Beqiraj, pezullohet nga detyra zv.drejtori i Policisë së Tiranës! Zbardhen akuzat

Dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermali Beqiri u shpallën në kërkim pasi SPAK i akuzon se kanë marrë peng një tjetër sipërmarrës për t’i bërë presion që të tërhiqej nga ankimimet ndaj tenderëve. Qëllimi sipas SPAK, ishte që në këto procedura, të dilnin fituese kompanitë e lidhura me ta. Për shkelje të barazisë në tenderë SPAK lëshoi në total 8 masa sigurie, 6 prej të cilave u ekzekutuan.

TIRANË– SPAK lëshoi masa sigurie ndaj 8 personave në kuadër të një hetimi mbi disa tenderë të lidhura me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, të cilët i akuzon për vepra penale të kryera si grup i strukturuar kriminal.

Me urdhër të dy prokurorëve të SPAK, drejtuesit në largim, Altin Dumani dhe Bledar Maksutit, vulosur edhe nga gjyqtarja Fjorela Davishi, u caktua masë arresti në burg për 2 biznesmenët, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.

Asnjëri prej të dyve nuk u arrit të arrestohet nga policia e cila kreu disa kontrolle përfshirë në banesat e tyre, siç është kjo vilë në rezidencën “Kodra e Diellit” e Ermal Beqirajt. Nuk dihet nëse biznesmenët janë në Shqipëri apo e kanë lënë vendin.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, të dyshuarit, kanë përcaktuar kritere jo sipas ligjit për të favorizuar në tender, disa kompani, kundrejt të tjerave.

 

Dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj dyshohet se kanë marrë peng përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tenderë, që të heqin dorë nga ankimet për procedurat e tenderimit, “duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve”, – sqaron SPAK. Sipas burimeve, kompanitë e favorizuara ishin të lidhura me biznesmenin në kërkim Ermal Beqiraj.

 

Agasi dhe Beqiraj akuzohen për konkurrencë të paligjshme përmes dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë në tenderë, pastrim parash e grup i strukturuar kriminal

Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit, u mor edhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismailaj. Ai akuzohet nga SPAK për “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, dhe  grup i strukturuar kriminal.

Masë arresti në shtëpi u caktua edhe për drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe nëndrejtoreshën e këtij institucioni, Hava Delibashi.

Ndalim jashtë vendit, u kërkua edhe për 3 administratorë të disa kompanive të cilët siç SPAK thotë “kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi, kanë lëshuar fatura tatimore fiktive si dhe kanë realizuar transaksione ndaj kompanive që s’ishin pjesë e procesit të tenderimit”. Administratorët Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta akuzohen për pastrim të parave dhe grup i strukturuar kriminal.

Gjatë ditëve të fundit, hetuesit kanë marrë në pyetje 25 zyrtarë të AKSHI-t, që janë kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.

MASAT E SIGURISË TË LËSHUARA NGA SPAK
Arrest në burg
Ergys Agasi
Ermal Beqiri
Arrest në shtëpi
Mirilda Karçanaj
Hava Delibashi
Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit
Erion Ismaili
Ndalim për të dalë jashtë vendit
Andis Papa
Gëzim Hoxha
Rogers Rryta
/shqiptarja
https://m.youtube.com/watch?v=S_VMM2VZIH0&time_continue=1&source_ve_path=NzY3NTg&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fshqiptarja.com%2F

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne