Doli nga shtypi libër i ri i autorit Salim Kadri Kerimi mbi marrëdhëniet jugosllavo – turke (1925-1945-1991)

Këto ditë, në Shkup të Maqedonisë, doli nga shtypi libri me titull: “Aspekte të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit jugosllavo turk (1925–1945–1991)”, nga studijuesi dhe publicisti Salim Kadri Kerimi, kushtuar marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Jugosllavisë dhe Turqisë. Vepra përmban dokumentacion të pasur arkivor dhe  interpretime të reja historike dhe analizë të thelluar shkencore.

Libri është i strukturuar në katër kapituj kryesorë, të cilët përfshijnë dinamikën e marrëdhënieve jugosllavo – turke nga viti 1918 deri në vitin 1991. Autori përqëndrohet në ngjarje kyçe diplomatike, mes tjerash në vizitën e Mbretit Aleksandër Karagjorgjeviq në Stamboll (1933), dy vizitat zyrtare të Presidentit Tito në Turqi (1954 dhe 1976), vizitat zyrtare në Jugosllavi të Presidentit turk Xhelal Bajar (1954) dhe Kryeministrit Adnan Menderes (1955), si dhe ngjarje të tjera të rëndësishme, përfshirë nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ndërmjet shteteve në fjalë. Në kët vepër njëkohësisht, në mënyrë të hollësishme janë trajtuarë faktorët politikë dhe kulturorë që i kanë formësuar marrëdhënjet dhe bashkëpunimin të dy Jugosllavive me Turqinë.

Një vlerë e veçantë e këtij studimi, paraqitet në kapitullin e tretë, në të cilin për herë të parë ofrohet një pasqyrë e detajuar mbi pjesëmarrjen e Republikës Popullore/ Republikës Socijaliste të Maqedonisë në marrëdhëniet jugosllavo – turke. Kerimi e paraqet Maqedoninë si një subjekt aktiv të kontakteve diplomatike – përmes vizitave të zyrtarëve shtetërorë turq, deri te çështja “Jyxhel” dhe proceset e shpërnguljes masive të popullsisë turke, shqiptare dhe të popullsisë tjetër myslimane, nga Jugosllavija/ Maqedonija në Turqi, pas Luftës së Dytë botërore, të cilat lanë pasoja të thella demografike dhe shoqërore.

Sipas recensentit të këtij punimi, Prof. d-r Zekir Ramçilloviq, libri i autorit Kerimi është “… jashtëzakonisht relevant për historinë e Maqedonisë dhe për diplomacinë bashkëkohore maqedonase dhe do të mbetet një studim referues për hulumtimet e ardhshme. Vlera e tij është njëkohësisht akademike dhe shoqërore. Para nesh kemi një libër që jo vetëm informon, hap çështje të reja dhe ofron përgjigje, por edhe nxit kërkime të reja shkencore”.

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne