Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku për afera me miliona euro, ndërsa paralajmëroi intensifikim të komunikimit me qytetarët dhe përgatitje për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Berisha deklaroi se opozita do të rrisë presionin ndaj qeverisë, duke shtuar se pas foltoreve pritet të organizohen edhe protesta kombëtare para Kryeministrisë.
“Një njeri e kapur në flagrancë me një vjedhje skandaloze, e ka gjunjëzuar, e ka poshtëruar narko-shtetin sikur të mos ishte. Dhe tani i thotë këtij dhe e nxjerr çdo ditë. Del çdo ditë. S’ka ndodhur kurrë. Ndaj dhe ne në një dialog intensiv me shqiptarët duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi”, tha Berisha.
Shkoi e ju tha aty në mbledhje, i tha Ramës mblidh dhe kryesinë e ministrat, u tha cilindo nga ju u marr me vete. Se ua ka këto.
Sa për Lubinë ai nuk e bënte kurrë këtë. Ai e bën për veten e tij. Se të them të vërtetën tani, unë nuk jam aty brenda, por thonë se, dosja e Ramës është shumë më voluminoze. Dhe është e ndarë.
Ai kur arrin para të gjithë shqiptarëve, të dalë avokat i vjedhjeve të tij, të çojë vendimin e gjykatës vetëm për të shpëtuar veten, sepse kam dëgjuar, thonë njerëzit, pse nuk kërkon heqjen e imunitetit. Ku ja heq ky imunitetin, ky më parë dorëzon mandatij e tij, se sesa heq imunitetin e asaj. Se ajo bëhet e penduar fill. Mjafton, se ajo është mos e pyet.
Vuri përpara një shtet, te këmbët e veta e ka. Në mënyrën më të paimagjinueshme. Një njeri e kapur në flagrancë me një vjedhje skandaloze, e ka gjunjëzuar, e ka poshtëruar narko-shtetin sikur të mos ishte. Dhe tani i thotë këtij dhe e nxjerr çdo ditë. Del çdo ditë. S’ka ndodhur kurrë.
Ndaj dhe ne në një dialog intensiv me shqiptarët duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Faleminderit./BW


















