EVROPA E DIKURSHME

Behar Kaceli

Kurse evropianët e asaj kohe, me paditurinë e madhe që kishin, ushqenin fanatizem dhe urrejtje të thellë kundër muslimanëve. Ata nuk u kënaqën me rënien e qeverisë (islame) në Spanje, por shkuan aq larg saqë fretërit e tyre themeluan gjyqe, nga të cilat dilte djalli.

Filluan të djegin muslimanët e devotshëm. Një numër jo i vogël i tyre, ndonëse u kthyen në të krishterë për të shpëtuar veten, përsëri u dogjën dhe u mbytën me urdhrin e freterve. Kështu, në tërë Spanjën e atëhershme nuk mbeti asnjë musliman. Në këtë měnyrë Islami humbi Spanjën, Portugalinė, gjysmën e Francês, Sicilinë dhe gjysmën e Italisë.

Evropianët nuk u mjaftuan me këto mizori tragjike, por u mblodhën nga të gjitha anët e Evropës nën simbolin e kryqit dhe i sulmuan disa herë vendet islame. Ata nuk arritën asgjë nga pikëpamja morale me këto sulme në Azi dhe Afrikë, mirëpo ia dolën që t’i dëbojnë muslimanët nga Evropa. Kjo vepër e tyre do të mbetet turp i madh, të cilin s’do ta harrojë kurrë historia, deri në ditën e kiametit.

E sa u përket muslimanëve, kur qeverisnin Spanjën, ata vepruan me mençuri, drejtësi dhe bamirësi me qytetarët e saj.
Kjo është dëshmuar prej vetë historianëve të tyre.

Sami Frasheri “Himmetul-Himâm fi neshril-Islâm/Përpjekja e heronjve në përhapjen e Islamit”, Stamboll, 1884, Përktheu: Ismail Ahmedi, Prishtinë 2003, f. 15./fb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne